• img

    Qendra e Kurseve Prestige Center

    Tek ne do të gjeni seriozitetin dhe një shërbim të përkryer, ambient komod dhe një staf të specializuar e të përkushtuar.

    Mëso më shumë
  • img

    NJË AMBIENT I MIRËFILLTË STUDIMI

    Në Qendrën e Kurseve Prestige Center gjeni ambientin komod dhe të përshtatshëm për zhvillimin e kurseve praktike dhe të vlefshme për të gjitha moshat dhe nivelet e njohurive. Mësuesit tanë janë profesional dhe të aftë për ta bërë orën e mësimit të thjeshtë dhe të kuptueshme.

    Mëso më shumë
  • img

    KURSE PRAKTIKE

    Kurset që ne zhvillojmë janë me metodat më bashkëkohore të mësimdhënies europiane. Një rëndësi shumë e veçantë i kushtohet anës praktike, gjë që i mundëson kursantëve që në rastin e parë që u jepet mundësia ti vënë në jetë dijet që marrin përgjatë studimit në qendrën tonë.

    Mëso më shumë

RRETH NESH

Qendra e Kurseve ``Prestige Center`` u krijua me synimin për të bërë diferencën në fushën e mësimit të gjuhëve të huaja. Me një staf profesional, me kualifikime Brenda dhe jashtë vendit. Synimi ynë është që të ofrojmë diçka ndryshe, një përvojë të mirëfilltë të ngjashme me qendrat e studimit më të mëdha europiane dhe globale. Metodat e mësimdhënies, ambienti dhe përkushtimi na bëjnë vërtet një qendër prestigjoze, e cila në përfundim të çdo kursi garanton rezultate maksimale të çdo kursanti.

Pse ne?

Teknologjia

Në metodat e mësimdhënie një vend të rëndësishëm për ne zë teknologjia. Kursantët kanë mundësi që përveç ushtrimeve të dëgjojnë audio si dhe të shohin në TV pjesë të ndryshme të përzgjedhura nga mësuesit që i ndihmojnë në një përvetësim sa më të mirë të gjuhëve të huaja.

Mësuesit më të mirë

Stafi jonë është përzgjedhur me kritere shumë të forta profesionalizmi dhe integriteti, gjë që na ka dhënë mundësinë që çdo kursant në fund të nivelit përkatës të ndjekë me kënaqësi dhe bindje, nivelin pasardhës, duke na besuar vazhdimësinë e studimit të tij.

Trajnimet praktike

Çdo trajnim apo kurs është konceptuar në mënyrë të tillë që ti lejojë kusantët të jenë në gjendje, që dijet që marrin ti vënë në praktikë në mjedisin që i rrethon. Synimi ynë është që në fund secili prej tyre të jetë i kënaqur për investimin që ka bërë.

Suporti

Ne gjatë gjithë kohës i ofrojmë suportin dhe konsulencën tone çdo kursanti në çdo fazë të studimit, duke i ndihmuar dhe duke i kuptuar nevojat specifike të gjithsecilit prej tyre. Mësuesit janë të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të sqaruar çdo paqartësi që kursantët mund të kenë.

E kursantëve na rizgjedhin

E kursantëve dalin me sukses në teste

Kursant të kenaqur me shërbimin

E kursantëve pajisen me certifikatë

Kurset që ne ofrojmë

  • Kurse për Gjermanisht

    Në grup: 10.000 lekë/20 seanca - 90 min

    Individual: 20.000 lekë/20 seanca - 60 min

    Stafi është i kualifikuar në Gjermani, pranë universitetit ˝Heinrich Heine˝, Düsseldorf, me certifikata të shumta dhe eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mësimdhënies.

    Mësuesit janë të gatshëm t´u vine në ndihmë nxënësve dhe t´u përgjigjen çfarëdolloj pyetje që nxënësit do kenë.

    img

    Pedagoge, Ardita Veliu

  • Kurse për Anglisht

    Në grup: 10.000 lekë/20 seanca - 90 min

    Individual: 20.000 lekë/20 seanca - 60 min

    Mësuesit e gjuhës angleze janë të specializuar në Shqipëri, gjithashtu janë diplomuar në Angli në fushën e mëshimdhënies së gjuhës angleze. Janë të përgatitur dhe të përkushtuar në punën e tyre.

    Gjithashtu ofrojmë edhe kurse parapërgatitore për provimin IELTS. Çmimi: 20.000 lekë/20 seanca

    img

    Pedagoge, Diamela Selimi

  • Kurse për Italisht

    Në grup: 10.000 lekë/20 seanca - 90 min

    Individual: 20.000 lekë/20 seanca - 60 min

    Mësuesit e gjuhës italiane janë të specializuar e të kualifikuar në Itali për fushën e tyre, me eksperciencë shumëvjeçare, të përfituar në në Shqipëri dhe në Itali.

    Ne ofrojmë gjithashtu kurse Italisht (Call Center) me mundësi të garantuar punësimi në fund të muajit. Mësuesit do ofrojn Çmimi: 8.000 lekë/20 seanca

    img

    Pedagoge, Xhensila Merko

  • Kurse për Spanjisht

    Në grup: 10.000 lekë/20 seanca - 90 min

    Individual: 20.000 lekë/20 seanca - 60 min

    Stafi është i specializuar në këtë fushë me eksperiencë disavjeçare në fushën e mësimdhënies, të përfituar në shkolla edhe në univesitete të ndryshme.

    Çmimi: Grup-10.000 lekë/20 seanca Individual-20.000 lekë/20 seanca.

    img

    Pedagoge, Marina Doda

  • Kurse për Frëngjisht

    Në grup: 10.000 lekë/20 seanca - 90 min

    Individual: 20.000 lekë/20 seanca - 60 min

    Mësuesit janë të kualifikuar e të specializuar në Francë. Kanë eksperiencë te gjatë në fushën e mësimdhënies

    Çmimi: Grup-10.000 lekë/20 seanca
    Individual-20.000 lekë/20 seanca

    img

    Pedagoge, Sidrita Mema

  • Kurse Premium

    Në grup: 15.000 lekë/20 seanca - 90 min

    Individual: 30.000 lekë/20 seanca - 60 min

    Kurset zhvillohen individuale me program të personalizuar, orare fleksibël, në një ambient komod, me staf të specializuar me eksperiencë akademike 12-vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe trajnimeve për temat/projektet e biznesit.

    Kursi përfshin Fjalor, Shkrim/Lexim, Diskutim, Neutralizim të theksit, Audio, Video, Trajnim

    img

    Pedagoge, Gerta Shaqe

PEDAGOGËT TANË

  • Ardita Veliu

    Pedagoge e Gjermanishtes

    Ardita është një pedagoge me përvojë disa vjeçare e specializuar në Gjermani

  • Diamela Selimi

    Pedagoge e Anglishtes

    Diamela ka mbaruar shkollëne Lartë të Gjuhëve të Huaja si dhe masterin për gjuhën Angleze me rezultate të shkëlqyera.

  • Xhensila Merko

    Pedagoge e Italishtes

    Xhensila jo vetëm jep mësim për gjuhën Italiane, por ajo është një njohëse shumë e mirë e kulturës italiane pasi ka jetuar dhe studjuar 9 vjet në Itali.

  • Marina Doda

    Pedagoge e Spanjishtes

    Marina është një studiuese ekselente e gjuhëve të huaja dhe një pedagoge me aftësi të admirueshme.

  • Sidrita Mema

    Pedagoge e Frëngjishtes

    Sidritën nëse sdo e njihje sdo e kuptonte askush që është shqipëtare kur flet frëngjisht, sepse përvoja e saj akademike e ka bërë një zotëruese dhe mësuese të shkëlqyer të gjuhës frënge.

  • Gerta Shaqe

    Pedagoge e Premium

    Pedagoge e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, me një përvojë 12 vjeçare.

FJALËT E ATYRE QË U SHËRBEJMË

Kursi ishte praktik dhe më ndihmoi në përvetësimin e gjuhës Gjermane edhe pse në fillim më dukej si një gjuhë e vështirë për tu mësuar. Tani jam e aftë të flas dhe të shkruaj dhe kjo falë përkushtimit dhe kushteve fantastike që gjeta në Qendrën Prestige.

img

Florjana Murja

Ish kursante

Niveli A1.2 Gjermanisht

Pavarësisht se bëja anglisht në shkollë kisha probleme sidomos në komunikim me anglishten. Kursi në Qendrën Prestige po më ndihmon të flas dhe të kuptoj më mirë dhe dëshiroj të vazhdoj edhe nivelet e tjera të gjuhës dhe më pas të bëj mbrojtjen e gjuhës angleze nëpërmjet provimit të TOEFL.

img

Arion Çarçiu

Kursant aktualisht

Niveli Pre Intermediate Anglisht

Unë e shijova me të vertetë kohën e kaluar këtu. Stafi dhe mësuesit mu dukën shumë miqësorë dhe të gatshëm për të më ndihmuar. Prestige ndodhet në qendër dhe kjo e bëri ndjekjen e kursit më të lehtë për mua. Do e rekomandoja patjetër Qendrën Prestige për studentët e ardhshëm.

img

Belantina Shehu

Ish kursante

Niveli A2 Italisht